Në media përflitet mesazhi i të ngarkuarës me Punë të SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, për anëtarët e KLP-së.
Sipas një prej të ftuarve në emisionin Top Story, Ervin Karamuço, VanHorn i ka thënë anëtarëve të KLP-së që të qëndrojnë në zyrë pasi do t’i takojë të gjithë një më një.
Sipas tij, kjo deklaratë tregon se VanHorn po i dërgon një “sms” edhe Ramës që të mbajë larg duart nga sistemi i drejtësisë.
“Ju ka thënë anëtarëve të KLP-së një ditë që rrini në zyra se do vij t’iu takoj një më një”, tha Karamuço.
Ervin Karamuço deklaroi më tek se ka një proces verifikimi për kandidatët për kreun e SPAK, ndërsa një problem i madh sipas tij është çështja e grupimeve.
Sipas ekspertit, brenda sistemit të drejtësisë ka debate se kë do vendosim në krye të SPAK.
“Siç ka ndodhur në zgjedhjet e Dumanit tre vite më parë. Aty ka grupe. Brenda atyre që garojnë, ka debate se kë do vëmë”, tha Karamuço.
Gara për kreun të ri të SPAK duket që ka ‘ndezur gjakrat’. Edhe gazetarja Anila Hoxha tha se ka patur debat të fortë në mbledhjen e KLP: Pati dhunë verbale, – u shpreh ajo.
Kurse analisti Lorenc Vangjeli tha se “procesi për kreun e ri të SPAK-ut ka nisur i helmuar. Do dalin histori të çuditshme për kandidatët”- u shpreh ai.



