18.5 C
Tirana
E shtunë, 10 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Të ka lali shpirt” – Gjyqi i famshëm i Mandit dhe Silvës nuk ishte gjë tjetër veçse…

    Të gjithë e mbajmë mend “gjyqin” midis Mandi Nishtullës dhe Silva Gunbardhit për këngën e tyre të përbashkët “Të ka lali shpirt”. Kujt i përkasin të drejtat autoriale të kësaj këngë, ishte çështja që përfundoi deri në “Shihemi në Gjyq”.

    Ky gjyq u mbyll me Mandin që i puthi dorën Silvës, duke marrë një vëmendje mediatike të madhe. Pikërisht për përmasat që mori u vu në dyshim edhe vërtetësia e këtij konflikti.

    Pra realisht ekziston një çështje gjyqësore mes tyre apo ishte për “show”? Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje së fundmi Aldor Nini themeluesi i “Acromax”, në emisionin “Ditë pas Dite”.

    Nini u shpreh se ai ishte asgjë më shumëvecse një produkt mediatik dhe se nuk është ndjekur një gjyq i tillë në institucionet përkatëse.

    Ai shtoi më tej se po punojnë që secili të marrë të drejtat që i takon në atë që sot numëron 690 milion klikime në Youtube.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit