8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Të ka vajtur keq, gjej ndonjë vajzë”, Jori vë në siklet Kristin: Do ti tregoj mesazhet që më nis në privat?

    Ditën e djeshme në “Trotuar” në “E Diell” ka pasur një ‘debat’ mes dy ish-banorëve të “Big Brother VIP 2”, Krist Aliaj dhe Jori Dellit.

    Kristi tha se Jori “do një burrë mafioz”, por modelja e njohur e kundërshtoi menjëherë duke i thënë se në fakt “do një çun të mirë”.

    Por jo vetëm kaq, pasi Jori i tha në një moment se do të tregojë mesazhet që ai i dërgon. Jori Delli nuk e bëri një gjë të tillë, por ia tregoi vetëm një Ed Manushit, i cili mbeti i habitur.

    Këtu ndërhyn Kristi dhe shprehet ‘më vutë në pozitë të vështirë’. Më pas ai pyet Jorin “pse nuk më pranon mua?”.

    “Për këtë, për mënyrën se si më flet. Kur jemi bashkë më ngacmon. Ka atraksion fizik”, tha Jori.

    Jori: Të tregoj mesazhet?

    Kristi: Nuk janë sms, janë gjëra personale!

    Jori: Ato që thua ti janë personale, jo ato që them unë. Asgjë nuk i kam shkruar. Është një çik në siklet Kristi.

    Ed Manushi: Pse Jori nuk pranon Kristin?

    Kristi: Unë nuk pranoj Jorin. Ne me Jorin shkojmë shumë mirë.

    Beniada: A ke pëlqim për Jorin? Kur Jorit i thua më mungon, ça domethënë?

    Kristi: Do të thotë se prezenca e Jorit në shoqëri më mungon, më jep një energji shumë pozitive.

    Jori: Unë mendoj se ka një mungesë fizike shumë kohë. Uroj të gjesh një vajzë që të shfrysh i çik se…

    Kristi: Ku e gjete këtë?

    Jori: Ti lexoj sms?

    Kristi: Nuk do flas me ty si diplomat, kemi kaluar 3 muaj bashkë, e kemi kaq konfidencë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit