11.5 C
Tirana
E shtunë, 7 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Të lexosh (edhe për pak minuta) i bën mirë shëndetit mendor, thonë ekspertët

    Sipas studimeve të fundit realizuar nga “Queen’s Room Reading”, nëse lexon një libër vetëm 5 minuta në ditë, mirëqenia e shëndetit mendor përmirësohet me 20%.

    The Independent e konfirmon këtë teori me një publikim të bërë së fundmi duke zbuluar edhe disa mënyra se si mund të lexosh më shumë nëse po përjeton fenomenin e pamundësisë për të lexuar.

    – Lexo kapitullin e parë: nëse ke kohë pa lexuar nis me hapa të vegjël dhe shtoje ritmin rrugës.

    – Skedulo 20 minuta për të lexuar: Lëri ekranet mënjanë dhe kushtoji kohë vetëm 20 minuta një libri.

    – Lexo kur je në lëvizje: nëse je duke udhëtuar, ose duke qëndruar në kafe, lexo.

    – Bashkoju një grupi leximi: Kjo do të të motivojë të lexosh më tepër.

    Leximi i librit sugjerohet të bëhet pjesë e rutinës së kujdesit për veten, njësoj si aktiviteti fizik.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit