4.5 C
Tirana
E diel, 19 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Të majtë apo të djathtë? Çfarë mendojnë shqiptarët për Ramën, Berishën, Metën e Bashën!

    Thuajse 80% e shqiptarëve mendojnë se Partia Socialiste është ekstremisht e majtë në qëndrimet e saj.

    Më pak se një në dhjetë shqiptarë (9,6%) e shohin PS-në si e majtë e moderuar dhe thuajse askush nuk mendon se kjo parti ka qëndrime që përputhen me ideologjinë e djathtë.

    Partia Demokratike, për dy të tretat e shqiptarëve (70.7%), i përket ideologjisë së djathtë ekstreme. Më pak se 15% e qytetarëve i shohin qëndrimet e PD-së si ideologji e së djathtës së moderuar.

    Ndryshe mendojnë shqiptarët për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

    Më shumë se gjysma (56.4%) mendojnë se LSI i përket të majtës së moderuar. Njëkohësisht, një në tre shqiptarë (31,3%) mendon se partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi ka qëndrime të së djaththës së moderuar.

    Barometri në Euronews Albania i pyeti shqiptarët mbi mënyrën se si i perceptojnë ata qëndrimet e partive kryesore në vend, si dhe liderëve të tyre.

    Rezultati tregon se 80% e të anketuarve mendojnë se kryeministri Edi Rama ka qëndrime ekstremisht të majta.

    Më shumë se gjysma e shqiptarëve (51,1%) besojnë se ish-kreu demokrat Lulzim Basha ka qëndrime të ekstremit të djathtë. Njëkohësisht më shumë se një në katër qytetarë (28,5%) i shohin qëndrimet e Bashës si të së djathtës së moderuar.

    Më të shumë janë qytetarët që shohin qëndrimet e ish-kryeministrit Sali Berisha si të ekstremit të djathtë (75.5%).

    Ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta perceptohet nga shqiptarët kryesisht si i majtë i moderuar (54.4%) dhe si i djathtë i moderuar (33.8%).

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit