12.5 C
Tirana
E hënë, 7 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Të merren masa”, Ahmed Kalaja reagon për deklaratën e Laert Vasilit: Islamofobi e pastër

    Hoxhë Ahmed Kalaja ka reaguar në lidhje me deklaratën e banorit të “Big Brother VIP Albania 4”, Laert Vasili, pasi ky i fundit ka thënë për fjalën “Allahu-Ekber”, përdoret nga terroristët për “prerjen e kokave”.

    Me një postim në rrjete sociale, Kalaja i referohet aktorit si islamofob, ndërsa kërkon nga Komisioni Kundër Diskriminimit të ndërmarrë masa.

    “Islamofobi e pastër në ditën me diell. Ky e lidh Allahu Ekber, Zoti është më i Madhi me terrorizmin!!! Shpresojmë që Komisioni Kundër Diskriminimit të ndërmarrë masa”, shkruan Ahmed Kalaja.

    “Pse the Allahu-Ekber, e di kush thotë Allahu-Ekber, ata që presin koka, çfarë je ti, terrorist je këtu, për çfarë ke ardhur ti këtu”, i është drejtuar aktori Gjestit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit