24.5 C
Tirana
E premte, 11 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Të mos gjesh një fije shpëtimi në pallatin me 100 dyer!

    Nga Malvina Tare

    Në banesat dhe apartamentet ku ne ndajmë jetë me të tjerët në Tiranë, fqinjët nuk njihen.

    Nuk dihet kush jeton krah teje, a është njeri i mirë a i keq, a vret, a dhunon, a është polic apo hajdut.

    E vështirë të dish me siguri se me kë e ndan jetesën nëpër pallatet me mbi 100 hyrje të kryeqytetit.

    E di, do më thoni se kjo ndodh edhe në botë. Patjetër, por nëse nuk e di unë se kush jeton krah meje, e di me siguri të plotë policia dhe ke detyrimin të deklarosh vendbanimet e tua.

    Të mos gjesh një fije shpëtimi duke banuar në një pallat me mbi 100 dyer është horror.
    Nuk dihet për sa vite kjo famije ka jetuar nën terrorin e ngujimit të detyruar pa asnjë arsye.

    Pa harruar faktin se jetonte e mbyllur nga një person që qartësisht ka probleme mendore dhe paranoja.

    Por, mirë psikopati që të mbyll gojën, të heq valët e telefonit, të mbyll derën, të dhunon. Po të vret dyfish indiferenca, mos çarja kokë se kush lind a kush vdes në derën ngjitur a përballë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit