11.5 C
Tirana
E shtunë, 10 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Të ndarë prej disa vitesh, por çfarë raporti ka me Bora Zemanin? Ja çfarë thotë Vin Veli

    Bora Zemani dhe ish-partneri i saj, DJ i njohur Vin Veli i kanë dhënë fund martesës së tyre rreth gjashtë vite më parë. Por edhepse të ndarë dhesecili prejtyre po vazhdon jetën e tij, ish-çifti kanë ruajtur një raport të mirë me njëri-tjetrin për hir të djalit të tyre, Arborit.

    Madje shpesh herë dyshja shihen bashkë në momentet më të rëndësishme të vogëlushit të tyre.

    Por si është në të vërtetë raporti i ish-çiftit pas asaj që shikohet në rrjetet sociale?

    Një përgjigje për këtë e ka dhënë vetë, Vin Veli gjatë një interviste për “T7”.

    “Marrëdhënia është shumë e mirë. Gjithmonë ka qenë me mirëkuptim. Kemi qenë bashkë gjithmonë për të përbashkëtën tonë, djalin”.

    I pyetur për marrëdhënien që ka me Arborin, Dj u shpreh se e takon shumë shpesh, madje edhe kur nuk ndodhet në Tiranë, ai komunikon me të nëpërmjet telefonit:

    “Arborin e takoj shpesh, gjithë kohës. Edhe nëse nuk jam në Tiranë lidhem disa herë në ditë. Është në mendjen timë gjithë kohës, 24 orë.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit