13.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Të ndash gruan për politikë para se të dënohet, hera e parë që e dëgjojmë!

    Nga Ardit Rada

    Ilir Meta ka ndarë gruan për politikë, se ajo nuk mendon si ai. Në sqarimet që i bën kësaj fabule të trashë, ai e justifikon se e shkatërroi pemën e familjes për hir të të mirës tonë si popull. Domethënë, Iliri do luftojë mafian mirëpo Monika s’e mbështeste se kishte një luftë tjetër. Ndarjet për politikë shqiptarët zakonisht i kanë përjetuar para `90, kur njëri nga bashkëshortët binte në burg dhe tjetri detyrohej ta linte për të mos vuajtur pasojat pjesa e mbetur jasht e familjes. Ilir Meta ka na ka çuar në një stad tjetër: E lë gruan para se të hyjnë në burg, mirëpo gruaja s’mendon as si ai dhe as si regjimi… Domethënë deri tani s’dimë ky gaboi politikisht zonja në fjalë. Ky standard i vendosur nga Ilir Meta nuk vjen nga ndonjë formulë logjike, por vjen nga raporti që ai ka patur me kohën kur divorcoheshin njerëzit për politike. Fundja Sali Berisha ka qenë Sekretar Partie, Edi Rama ka qenë djali i deputetit të Kuvendi Popullor. Ilir Meta akuzohet për spiun shokësh dhe jo shef Dege, prandaj dhe standardin e ka kaq të ulët.

    Për të kuptuar seriozitetin e divorcit mjafton të shihni sjelljen e çiftit në fjalë. Iniciatori që e akuzon gruan për tradhti politike del para partisë, jep sqarime dhe na qetëson që s’dashuron një grua tjetër. Pas kësaj del si komentator sportiv dhe rrëzohet në studiot e televizioneve. Për ta bërë më qesharake situatën, del komenton Skoci-Hungari, ndeshjen më pa interes për shqiptarët, vetëm e vetëm të zërë një hapësirë televizive për të shfaqur qetësinë e tij të shtirur përballë lakut të drejtësisë. Pikërisht atë qetësi që e tradhton edhe për seriozitetin e divorcit që ka ndërmarrë. Ndërsa e shoqja që duhet të jetë e fyer në të gjithë këtë histori, hesht për ta bërë “ekskluzive” fjalën e saj në ndonjë emision kur t’ia caktojë drejtuesi i emisionit sipas nevojës së audiencës. E gjithë kjo panoramë tregon sesa “e vuajnë” divorcin e papritur të dy.

    Ka një sërë aludimesh nëse Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë sajuar një skemë për t’u mbrojtur nga drejtësia përmes ndarjes. Askush s’merr përsipër që juridikisht të na sqarojë sesi ndodh në të tilla raste, duke qenë se çift apo të ndarë do të merren shumë shpejt nën akuzë nga SPAK. Shqetësuese mbetet vetëm pjesa e Sali Berishës, që ka krijuar legjendën se i largon nga vetja njerëzit që kanë lënë gratë apo burrat. Në vitin 2005 madje kur erdhi në pushtet, një të tillë pranë tij i dha punë në një agjenci lajmesh dhe s’i dha asnjë pushtet tjetër nën këtë arsyetim, se kishte lënë gruan. Ndërsa një ministër e hoqi po për ‘moral’ edhe pse i hyri dikush me marrëveshje të përbashkët në shtëpi. Edhe për të birin thonë se s’i fliste për shumë vite, për shkak të martesës së parë… Legjenda këto që ndoshta s’i pëlqen t’i dëgjojë, por i ka ngritur vetë i kompleksuar nga profili i detyrueshëm që duhet të ketë një konservator i djathtë.

    Tani çështja është se çfarë mendon Sali Berisha që aleati i tij më i madh ka lënë gruan pas 26 vitesh?

    E sigurt është që për çdo makinacion që sajojnë, këta s’i kanë bërë llogaritë mirë. Meta mendon se duke justifikuar palmat e Lalzit pas 15 vitesh në ekran, apo duke ia ngecur gruas faturat, do justifikojë luksin që ka shijuar 30 vjet dhe që një qytetar shqiptar s’ka shans as ta prekë e jo më ta ketë. Ai tjetri në ballkon s’e kupton që s’e donte as Obama, as Trump e as Biden. Ndaj s’e pranojnë dot që kanë përballë Amerikën dhe jo Altin Dumanin. Dhe i kërkojnë llogari Amerikës se ku i ka provat për korrupsionin, kur Amerika arriti të përgjojë Merkelin e jo më këta që i ka një qime bythe. Me ato që di Amerika, i ndante tamam Ilirin me Monikën, e jo për politikë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit