14.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Të paktën kemi kafen më të lirë në Europë

    Në Europë, çmimet e kafesë ndryshojnë (madje shumë) nga një kryeqytet në tjetrin.

    Revista e udhëtimeve Travelbook u përpoq të kuptojë se sa kushton një filxhan kafeje në Europë. Për indeksin e saj “Espresso-Index” u analizuan dhe krahasuan më shumë se 400 menu në 42 qytete.

    Sa kushton ekspresi në Europë

    Në shumë kryeqytete evropiane, një ekspres mund t’ua lërë gojën të hidhur. Në Kopenhagën, Paris, Oslo apo Bruksel, një ekspres mund të kushtojë edhe 4 euro.

    Duhet të bëjmë një saktësim. Bëhet fjalë për çmime mesatare, pasi kafeja mund të kushtojë edhe më shumë.

    Cilat janë qytetet ku një kafe kushton më pak?

    Sa më në lindje, apo në jug të shkoni, aq më i ulët është çmimi i një filxhan kafeje. Çmimi i një kafe ekspres është veçanërisht ekonomik në Gadishullin Ballkanik apo atë Iberik.

    Kafeja më e shtrenjtë – Kopenhagën, Danimarkë

    Danimarka është vendi ku kafeja kushton më shtrenjtë në Europë, mesatarisht, 4 euro.

    Bernë, Zvicër

    Për një filxhan kafe në qytetin zviceran do të shpenzoni mesatarisht 3.96 euro.

    Reikjavik, Islandë

    Në kryeqytetin islandez, Reikjavik, kafeja kushton 3.16 euro.

    Paris, Francë

    Një ekspres në një bar në Ville Lumière kushton mesatarisht 2.87 euro.

    Monako, Montekarlo

    Në kryeqytetin e Principatës, një filxhan kafeje kushton mesatarisht 2.85 euro.

    Vjenë, Austri

    Çmimi për një ekspres në kryeqytetin austriak, sipas Espresso-Index të revistës gjermane Travelbook kushton 2.75 euro.

    Londër, Britani e Madhe

    Në kryeqytetin anglez, do të shpenzoni mesatarisht 2.70 euro.

    Stokholm, Suedi

    Ndër qytetet ku kafeja kushton shumë është edhe Stokholmi, 2.68 euro.

    Andorra la Vella, Principata e Andorrës

    Në kryeqytetin e Principatës së Andorrës (me rreth 23 mijë banorë), një kafe kushton mesatarisht 1.10 euro.

    Qyteti i San Marinos, San Marino

    Çmimi për një ekspres në San Marino është 0.98 euro

    Luksemburg

    Në kryeqytetin e Luksemburgut, kafeja kushton 2.66 euro.

    Prishtinë, Kosovë

    Një filxhan kafe në Prishtinë, në Kosovë, ku po zhvillohet Bienalja Europiane e Artit Bashkëkohor, Manifesta 2022, kushton 0.90 euro.

    Shkup, Maqedoni e Veriut

    Në Shkup, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, shpenzohen mesatarisht 0,89 euro.

    Kafeja më e lirë – Tiranë, Shqipëri

    Një filxhan kafeje në Tiranë ka çmimin më të mirë, mesatarisht 0.70 cent, pra 3.30 euro më pak se në Kopenhagën, kryeqyteti i “kafesë së shtrenjtë”.

    Romë, Itali

    Sipas Espresso-Index të revistës gjermane “Travelbook”, në kryeqytetin italian, një kafe kushton mesatarisht 1.12 euro.

    Lisbonë, Portugali

    Në kryeqytetin portugez, kafeja kushton mesatarisht 1.13 euro.

    Sarajevë, Bosnjë-Hercegovinë

    Në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës, një ekspres kushton mesatarisht 1.15 euro.

    Chișinău, Moldavi

    Në kryeqytetin e Republikës së Moldavisë, në Europën Lindore, me thuajse 700 mijë banorë, kostoja e një kafeje është 1.17 euro.

    Beograd, Serbi

    Në kryeqytetin serb, një ekspres kushton mesatarisht 1.19 euro.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit