11.5 C
Tirana
E hënë, 28 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Të rinjtë shqiptarë, të dekurajuar për punë e shkollim (më shumë se çdo vend i BE)

    Shifrat e fundit nga Instat, tregojnë se 26% e të rinjve të grupmoshës 15-29 vjeç, nuk janë as në shkollë e as në formim tjetër profesional dhe 37% nuk janë në punë. Këto kategori cilësohen si të dekuruajuar për të punuar.

    Në këtë matje, Shqipëria ka përsëri shifrat më të larta se vendet e BE-së.

    Sipas të dhënave nga Eurostat për të rinjtë e moshës 20-34 vjeç në Bashkimin Europian, shkalla e të dekurajuarëve është 14.3%.

    Për personat e moshës 20-34 vjeç, normat më të ulëta në vitin 2021 regjistrohen në Suedi, Hollandë, dhe Islandë, me 6.4%, 6.6% dhe 7.9% respektivisht.

    Nga krahu tjetër norma të larta regjistrohen në: Itali me 24.4%, Rumani me 21.4% dhe Greqi 20.5% ku 1/4 ose më shumë e të gjithë të rinjve të moshës 20-34 vjeç nuk janë as në marrëdhënie punë, as në arsim ose trajnim profesional.

    Më herët nga anketat e Instat, të rinjtë në Shqipëri që ishin të dekurajuar e arsyetonin me mosgjetjen e një hapësire të përshtatshme për ta në tregun e punës. Me mungesën e dëshirës për të punuar, por edhe me planet për t’u larguar nga Shqipëria.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit