Detaje nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në Tiranë, ku janë dhunuar personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Genard Hajdini dhe babai i tij, Paqësor Hajdini.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate, në ambientet e një lokali që ndodhet në zonën e “Rrugës Bardhyl”.
Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit, por mësohet se të dy janë sulmuar fizikisht nga persona ende të paidentifikuar.
Personat i janë drejtuar duke i thënë “pse bëni zhurmë në lokal?” dhe më pas i kanë rrahur.
“Jam të Trauma, u zumë sot. Na rrafi njëri na bëri peshk fare. Ishte i fortë i dheut. Si Muji dhe Halili, por fajin e kishte baba çik, se kishte fol, foli me zë të lartë. Por edhe ai e krujti vetë, i ra babës me grusht.
Kur shkova unë me taksi, më ra dhe mua. Padi direkte në komisariat”, tregon vetë Genardi ne nje video te publikuar ne rrjetet sociale, nga Spitali i Traumes, ku po merr trajtim.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer të gjitha veprimet procedurale.
Policia e Tiranës është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit pas ngjarjes.