10.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Të vi dhe një herë në pushtet, se këtë herë do mendoj për ju!

    Sali Berisha ka mbledhur disa vajza dhe gra një ditë më parë, për të premtuar se femrat shqiptare do të kenë një të ardhme më të mirë, nëse në pushtet vjen sërish.

    “Ju garantoj ju se Partia Demokratike nesër në pushtet do të bëjë gjithçka për të inkurajuar suksesin në tërësi, por suksesin e vajzave dhe grave në veçanti, sepse them edhe një herë, asgjë nuk ka një ndikim më cilësor se ky lloj suksesi”, tha Berisha.

    Në fakt, kur në pushtet ishte Sali Berisha, gratë që përmendëshin më shumë për “suksesin” e tyre, ishin vetëm dy: Argita Berisha dhe Liri Berisha.

    E para, për pasurinë që vuri më shpejtësi, falë babit kryeministër.

    Kujtojmë që ajo kërkonte nga ata që donin të bënin biznes në Shqipëri, një përqindje të majme, vetëm që t’iu siguronte një takim me babin, që nënkuptonte marrjen e lejes për të bërë biznes.

    Vetëm me një takim që do siguronte me babin e saj kryeministër, ajo kërkoi të fitonte 3 milionë euro, siç u denoncua atëherë nga biznesmeni në fjalë.

    Biznesmeni pakistanez Ansra denoncoi atëhere se Argita Berisha i kërkoi 3 milion euro për firmën e babait.

    Por jo vetëm kaq, Argita i bëri presion që ai të blinte tokën e saj me një çmim të lartë. Kur ai refuzoi, gjithë shteti iu vu në shpinë.

    E dyta, Liria, ishte edhe më evidente, pasi shfaqej në evente të ndryshme, si badigarde e biznesmenëve të ndryshëm në vend.

    Shfaqja e saj krah tyre, ishte leje për këta të fundit të bënin biznes.

    Kuptohet, kundrejt shumave të mëdha që ata paguanin për shoqatën e Lirisë.

    Shoqatë që u ngrit pikërisht me fonde të këtyre biznesmenëve për të ndihmuar fëmijët autikë, por që në fakt, nëse shkon atje, duhet të paguash më shumë se kudo tjetër.

    Tjetër grua që të mbahet mend për sukses nga ajo kohë, nuk na vjen ndërmend.

    A po, kur po largohej filloi të promovohej edhe Armina, po ajo e shkreta u mjaftua veç me një dyqan brekësh!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit