14.5 C
Tirana
E enjte, 10 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Të “virgjërit” e Ilir Metës

    Përbërja e Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë është prova tjetër që partia e re e Ilit Metajt është ngritur mbi rrënojat e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

    Në listën me më shumë se 200 emra janë fshehur mes të rinjve dhe emrave të rinj, afrimeve të reja dhe intelektualëve edhe ish-deputetë të socialistë, ish-drejtues institucionesh të rëndësishme të vendit, por edhe ish të akuzuar, të dënuar dhe të akuzuar aktualisht për korrupsion.

    Listën po e nisim me Dashamir Xhikën, ish-drejtuesi i Autoritetit Rrugor Shqiptar, i akuzuar, arrestuar e gjykuar për korrupsion e shpërdorim detyre me Rrugën Tiranë-Elbasan, me një dëm prej 50 milionë eurosh ndaj buxhetit të shtetit.

    E akuzuara tjetër është ish-kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit, Miranda Rira. Ndaj saj vitin e kaluar është dorëzuar një kallëzim në SPAK me dyshimet për abuzimin me tenderat për ndërtimin e një fushe sporti me kosto 820 milionë lekësh.

    Klodian Gradeci është emri tjetër i akuzuar e gjykuar për një skemë mashtrimi prej 1.5 milionë dollarëshe me puset e naftës gjatë kohës që drejtonte Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

    Lista vazhdon me Moisi Musabelliun, një emër më pak i njohur se emrat e tjerë. Ky i fundit është hetuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës gjatë kohës që drejtonte Drejtorinë e Metrologjisë në Tiranë para vitit 2013-të. Nga dosja hetimore e prokurorisë, Musabelliu rezulton pjesë e disa bisedave telefonike për të kolauduar dy peshore të karburanteve në Porto Romano. Prokuroria dyshonte në atë kohë se kolaudimi ishte fiktiv.

    Emri tjetër është Nesim Spahiu, ish-kryetar i Bashkisë së Skraparit. Sipas BIRN, Spahiu nuk justifikon me burime të ligjshme të paktën 45 milionë lek nga pasuria e tij.

    ‘Qershia mbi tortën’ e gjithë kësaj liste është vetë Ilir Meta, njeriu me të paktën pesë dosje e kallëzime të hapura në Prokurorinë e Posaçme.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit