14.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Tedi Blushi tërbon kreun e SPAK: Ore mashtrues, jam Altin Dumani unë..

    Kreu i SPAK, Altin Dumani, u revoltua gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë kur u pyet nga deputeti Tedi Blushi nëse është takuar me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal.

    Dumani tha se si ishte e mundur që të bëhet kjo pyetje pa pasur një indicie apo të dhënë, ndërsa ngriti tonet duke deklaruar se opinioni publik ishte mbushur “pa pikë përgjegjësie” sikur kreu i Prokurorisë së Posaçme ishte takuar me McGonigal.

    Ai theksoi se ka mësuar për figurën e ish-agjentit të FBI-së për herë të parë në vitin 2023, atëherë kur u publikuan të dhëna mbi një aferë të mundshme të tij.

    Ishte e bukur kjo, a jam takuar me Charles McGonigal. Se si mund të bësh një pyetje të tillë, nuk e di. Që të bësh një pyetje të tillë duhet një indicie, një e dhënë. Ku është një indicie, një e dhënë?! Ore unë jam Altin Dumani, përfaqësoj Prokurorinë e Posacme.

    Opinionin publik e mbushët, ka takuar McGonigal, pa asnjë përgjegjësi, pa pikë përgjegjësie! Edhe emrin dhe figurën për herë të parë në janar 2023 u publikuan të dhëna apo fakte për një aferë të mundshme të McGonigal”-u shpreh Dumani.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit