17.5 C
Tirana
E hënë, 16 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Tekstet e kësaj këngëtareje janë po aq të mira sa ato të Shekspirit

    Tekstet e shkruara nga Taylor Swift duket se janë po aq të mira sa ato të Shekspirit, të paktën për t’u studiuar në universitet. Universiteti i Teksasit (UTA) e ka vendosur atë në programin mësimor pranë Shekspirit dhe emrave të tjerë të mëdhenj të letërsisë.

    The Taylor Swift Songbook është përfshirë në programin e letërsisë dhe do të analizojë tekstet e Swift së bashku me shkrimet dhe poezitë nga autorë të njohur, si Geoffrey Chauce, Thomas Wyatt, Samuel Taylor Coleridge, John Keats, Emily Dickinson dhe Sylvia Plath.

    “Duke u përqendruar në muzikën e Taylor Swift dhe në kontekstet kulturore në të cilat ndodhen ajo dhe karriera e saj, ne do të shqyrtojmë kornizat për të kuptuar punën e saj, si forma poetike, stili dhe historia. Është gjithashtu një eksplorim se si konvencionet e poezisë mjaft tradicionale janë të gjalla dhe të ripunuara në muzikën bashkëkohore,” shkruan UTA.

    Studentët do të studiojnë albumet “Red (Taylor’s version)”, “Folklore” dhe “Evermore”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit