10.5 C
Tirana
E premte, 10 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Telefonata kurth: Propozimi i kryeministrit Rama: Erjola Doçi imazhi zyrtar për ministren “Diella”?

    Aktorët e “Portokallisë”, Albana Perhati, Kejdi Gishto, Juxhin Plovishti dhe Erdit Asllanaj, ishin një ditë më parë të ftuar në emisionin “Ndryshe”.

    Ata folën për nisjen e sezonit të ri të programit më të madh të humorit. Por jo vetëm kaq, pasi u bënë pjesë e rubrikës “Telefonata Kurth”.

    Këtë herë ishte radha e moderatores së njohur, Erjola Doçi.

    Duke u hequr sikur punonte në ministri, Albana i sugjeroi Erjolës të ishte imazhi më i ri i ministres së krijuar me inteligjencën artificiale, “Diella”.

    Biseda:

    Albana: Imazhi i ministres sonë është zonja e nderuar, aktorja Anila Bisha. Së shpejti Anilës i mbaron kontrata, në fund të dhjetorit, dhe ne kemi bërë një përzgjedhje për imazhin e ri të Diellës. Në këto përzgjedhje që kemi bërë, sidomos unë jam shumë entuziaste, që të jesh ti imazhi i ministres Diella. Aq më tepër që kryeministri donte një risi dhe të ishte nga veriu.

    Erjola: E keni seriozisht?

    Albana: Po, jam drejtoresha e imazhit të Kryeministrisë.

    Erjola: Kam me të vërtetë emocione tani.

    Erjola u shpreh se këtë ofertë mund ta pranonte vetëm nëse do t’ja thoshte vetë Kryeministri.

    Në këtë moment u fut në rol edhe aktori Kejdi Gishto, i cili në “Portokalli” imiton pikërisht Edi Ramën.

    Telefonata vijoi me të qeshura në studio, ku më pas u zbulua se kjo ishte një telefonatë kurth.

    Erjola ishte së bashku me Rike Roçi, ku kjo e fundit e kuptoi se nuk ishte zëri i vërtetë i Ramës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit