31.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Telenovela e re Meta-Kryemadhi

    Një “telenovelë” e re duket se po zhvillohet mes çiftit, ose më saktë ish-çiftin Ilir Meta e Monika Kryemadhi.

    Ish-presidenti Meta hapi sulmin me një deklaratë të gjatë ku e quajti Kryemadhin “Zeqineja e SPAK-ut”, duke e akuzuar se përsërit verbërisht akuzat e Altin Dumanit për çështjen e kartës bankare prej 240 mijë dollarësh.

    Meta pretendoi se i kishte kërkuar fëmijëve që nëna e tyre të mos e përmendte më publikisht, por – siç shkruan ai – “kur të komandon halli, bëhesh Zeqine e SPAK-ut.”

    Vetëm pak minuta më vonë, reagoi Monika Kryemadhi. Ajo publikoi një deklaratë të prerë ku ironizoi ish burrin dhe mikun e tij Tedi Blushi, duke thënë:

    “Nuk kam nevojë të marr leje as nga fansit e Zeqinese, e as nga fansi i garderobës sime Tedi Blushit, për të udhëtuar drejt çdo vendi ku kam ftesa .”

    Kryemadhi mohoi që të jetë e penguar për të udhëtuar drejt SHBA apo vende të tjera, përveç ditëve që ka detyrim paraqitje pranë SPAK.

    Tensioni midis ish-çiftit, dikur dy figurat më të fuqishme të politikës së tranzicionit shqiptar, ka marrë formën e një lufte të hapur publike – që pritet të përshkallëzohet edhe më tej. Edhe pse dukshem deri më tani ka qenë Kryemadhi që ka ruajtur ekuilibrat.

    Deklarata e Metës

    Një përgjigje për “Zeqinene” e SPAK-ut.

    Në respekt dhe përkujdesje të tre fëmijëve të mi u kisha thënë pas zgjedhjeve, që nëna e tyre të mos e përmendte më emrin tim në publik se nuk doja të merresha më me të.

    Por kur të komandon halli bëhesh “Zeqine” e SPAK-ut.

    Ilir Meta dhe Tedi Blushi, jo vetëm që nuk përsërisin akuzat e Altin Dumanit, por vetëm kanë çmontuar publikisht shpifjet kriminale të orkestruara nga Altin Dumani se gjoja ishin gjetur dy prova të reja, pra dy karta bankare të reja, që sipas tyre ishin të përdorur edhe nga Ilir Meta, apo edhe ai ishte në dijeni.

    Ilir Meta dhe Tedi Blushi iu janë përgjigjur këtyre shpifjeve monstruese që filluan me rrëmbimin tim monstruoz, me hetimin monstruoz dhe me izolimin tejet monstruoz, që nuk ka lidhje me asnjë fakt dhe provë penale për Ilir Metën.

    Përkundrazi. faktet dhe provat janë fshehur deri tani për të mbuluar personat që kanë shkelur ligjet apo që kanë patur dijeni për shkeljet e ligjeve apo që janë vërtetuar si dëshmitarë të rremë, që dihet publikisht që ishin në listat e kandidatëve për deputet të “Rilindjes” dhe kanë punuar për “Rilindjen” me material shtrëngues.

    Sigurisht edhe unë nuk dua t’i besoj, që ato që ka shkruar Altin Dumani për kartat e saj bankare dhe të Adrian Shatkut janë të vërteta, por ata i shkruajnë për të justifikuar izolimin kriminal të Ilir Metës si lider i Partisë së Lirisë.

    Se po të ishin të vërteta, sigurisht që SPAK nuk do i jepte leje “Zeqinesë” të shkonte të SHBA në janar të këtij viti, ku jeton Adrian Shatku dhe janë kompanitë e lobimit që ai ka sjellë në Shqipëri, të cilat po i heton SPAK prej 3 vitesh.

    Deklarata e Kryemadhit

    Një sqarim i vogël në këte ditë të nxehtë për të ftohur mëndje të nxehura nga dezinformues tradicionalë” Unë nuk jam e penguar nga askush për të lëvizur drejt Amerikës dhe çdo vendi tjetër, përveç ditës që drejtësia ka vendosur të kem “detyrim paraqitje” pranë SPAK.

    Siç e shikoni viza ameikane është me disa hyrje dalje dhe kjo është një gjë e vërtetueshme nga foto ose nga zyra e shtypit në ambasadën përkatëse. Nuk kam nevojë të marr leje askund madje as fansit te Zeqinesë e as fansit te garderobës time Tedi Blushit për të udhëtuar drejt çdo vendi ku kam ftesa pune.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit