23.5 C
Tirana
E mërkurë, 9 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Televizioni, një mashtrim i madh” – Ermal Mamaqi rrëfen largimin!

    Ermal Mamaqi ka folur pa doreza për vendimin e tij për t’u tërhequr nga televizioni. I ftuar në emisionin “Flet”, ai tregoi për herë të parë arsyet që e çuan drejt këtij vendimi, duke pranuar se e ndjeu se ishte momenti për të mbyllur një kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij.

    “Mendoj që koha ime për atë lloj show kishte kaluar,”- tha Mamaqi, duke shtuar se kishte filluar të vërejë një rënie në performancën e tij.

    “E di kur është momenti më i mirë për të mbyllur një bisedë? Kur është në kulmin e saj. E ndjeva që po shkoja poshtë dhe aty mbaroi.”

    Ermali shtoi se nuk i mungon televizioni, sidomos tani që është i përfshirë në projekte të tjera dhe ka gjetur mënyra të tjera për të realizuar veten.

    “Televizioni është një mashtrim i madh. Nuk më mungon. Kur e realizon veten në forma të tjera, nuk ndjen më mungesën e ekranit,” – u shpreh ai.

    I pyetur për një rikthim të mundshëm, Mamaqi nuk e përjashtoi mundësinë, por vuri një kusht të qartë: “Më kanë ardhur disa oferta. I kam falënderuar, por nuk më kanë bindur. Nëse do të vinte një projekt ndryshe, sfidues, do ta pranoja me kënaqësi.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit