4.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Tenderi i mushkonjave dështoi: Virusi i etheve të Nilit i afrohet Shqipërisë

    Ethet e Nilit perëndimor shumë pranë Shqipërisë. Mushkonjat të cilat përhapin virusin vdekjeprurës  qarkullojnë me shumicë në vendin tonë. Këtë vit nuk është bërë dezinsektimi i tyre pasi dështoi tenderi.

    Ndërkohë Italia fqinje është alarmuar për shkak të përhapjes së etheve të Nilit, ku deri më tani janë prekur afro 100 persona dhe pothuajse gjysma e tyre janë në gjendje të rënde, 5 kanë humbur jetën deri më tani.

    Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet përmes pickimit të mushkonjave dhe zogjve shtegtare. Sa më i madh numri i infeksioneve dhe i mushkonjave në mjedis, aq më e madhe është mundësia e kontaktit me sëmundjen.Virusi i etheve të Nilit shkakton dhimbje të muskujve, temperaturë të lartë shkakton encefalit dhe meningjit deri dhe humbje jete.

    Ne Shqipëri nuk është identifikuar ende asnjë rast edhe pse në laboratorin e ISHP thonë se janë gatishmëri askush nuk mban përgjegjësi për dezinsektimin e mushkonjave që nuk është bërë.

    Burime të Top Channel në ISHP thonë se procedurat për zhvillimin e tenderit për dezinsektimin e mushkonajve kanë nisur që në muajin shkurt të këtij viti pranë Agjensisë së blerjeve të përqendruara pranë Ministrisë së Brendshme me qëllim që në muajin prill të fillonte procesi i dezinsektimit, atëherë kur mushkonjat janë ende larva. Bëhej fjalë për një fond prej 790 milion lekësh. Por për shkak të ankimimeve të bëra nga operatorët  të përfshire, ky tender që prej 7 muajsh nuk është finalizuar .

    Ethet e Nilit, formë e lehtë

    • temperaturë e moderuar,
    • ulje të oreksit
    • të përziera,
    • dhembje koke,
    • dhembje sysh,
    • dhembje shpine,
    • dhembje muskujsh,
    • kollë
    • puçrra,
    • diarre
    • nyje imfatike të zmadhuara,.

    Ethet e Nilit  tek format e rënda

    • temperaturë e lartë,
    • encefalit
    • meningjit
    • dhembje të forta të kokës,
    • dobësi dhe paralizë të lehtë,
    • simptoma gastrointestinale,
    • konvulsione
    • puçrra në kurriz, qafë, krahë dhe këmbë,
    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit