9.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Tensione në Kuvend, Garda rrethon Sali Berishën dhe Flamur Nokën. Nga inati ai hyn live në Facebook

    Seanca e kësaj të enjteje në Kuvend ka pasur tensione.

    Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka kërkoi vazhdimisht fjalën, ndërsa nënkryetarja Ermonela Felaj e ka refuzuar.

    Në mes të debatit, Sali Berisha është çuar të marrë fjalën me forcë në foltore dhe është shoqëruar nga Flamur Noka.

    Garda është pozicionuar menjëherë pas tij duke parë dhe situatën e tensionuar.

    Në këto kushte, Felaj kërkoi ndërprerjen e seancës me 5 minuta.

    Sali Berisha është futur Live në Facebook, pas ndërprerjes së seancës plenare.

    “Fikeni sa të doni ju mikrofonin por ja që është mrekullia e FB e cila më lejon mua e cdo deputet të komunikojë me zgjedhësit e vet e me komunitetin ndërkombëtar. Ju ftoj të hapni Parlametnin mos kini frikë nga Parlamenti”, deklaroi Berisha.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit