10.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Tentoi të godasë Spiropalin, Bardhi plagoset vetë dhe përfundon në spital

    Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka mbetur i lënduar nga protesta e djeshme në Kuvend.

    Lajmi është pohuar nga drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela që njoftoi se Bardhi është lënduar gjatë protestës dhe tensioneve të djeshme në Parlament.

    I ftuar në emisionin “Open” në News24, Lela sqaron se Bardhi ka marrë plagë në këmbë, pasi i ka rënë foltorja dhe shkoi në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

    “Është lënduar në këmbë, i ka rënë foltorja kur e kanë tërhequr për ta rrëzuar. I ka dëmtuar këmbën dhe po merr ndihmën dhe nuk ishte në gjendje të mundshme. I urojmë shërim të shpejtë”, tha Lela.

    Kujtojmë që seanca e djeshme parlamentare u shoqërua me tensione. Deputetët e Partisë Demokratike nxorën jashtë sallës së Kuvendit karriget e tyre dhe u vunë zjarrin në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji.

    Në fillim të seancës, ata bllokuan foltoren e Kuvendit dhe hodhën sende të forta ndaj kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, ku Bardhi ishte protagonist kryesor duke shkulur këmbë karrigesh për të goditur Spiropalin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit