Tërmet Peçi, kandidat për deputet në listën e PS në Gjirokastër, në takimin elektoral ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama, ka premtuar se do të thyejë rekorde në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Duke e quajtur Ramën komandant, Peçi theksoi se do t’i surprizojë të gjithë me rezultatin e zgjedhjeve më 11 Maj.
“Komandant, unë jam mësuar të bëj surpriza. Të gjithë bashkë do bëjmë surpriza në qarkun tonë komandant. Unë thyej rekord vëlla.
E lëmë për në datën 12, do flasim dhe të gjithë së bashku për të gjitha ato që i kemi lënë përgjysmë.
Shumë mirënjohës dhe shumë faleminderit. Rroftë PS, rroftë kryetari, për mua komandanti.”-tha Peçi.