12.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Tërthorazi, Klaudia Pepa konfirmoi lidhjen e re!

    Klaudia Pepa, anëtare e jurisë në “Dance Albania”, duke komentuar një prej konkurrentëve, u përqendrua pak edhe te *dashuria*.

    “[…] E gjithë performanca kishte një magji, me tymin, me muzikën time, që kjo kënga është muzika dhe kënga ime e dashurisë”, u shpreh Klaudia për performancën e modeles Cindy Marina.

    Alketa nuk ngurroi ta pyeste se me kë e ka këtë këngën e dashurisë. Pyetje të cilës Pepa iu përgjigj “me dashurinë”.

    Në vijim, Klaudia nuk tha shumë përveçse, ai (dashuria) nuk ishte në sallën e “Dance Albania” dhe nuk ishte në Tiranë. Ah, po, ai ndodhej në *këtë planet*.

    Aktualisht në planetin tonë ka mbi 3.97 miliardë burra. Do të jetë pak e vështirë të gjejmë se kë kishte në mendje Klaudia, por, mjaftohemi me kaq.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit