Shqipëria do të përballet sot me Serbinë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës, dhe sytë e gjithë shqiptarëve do të jenë sot në stadiumin e Leskovacit, me shpresën se kuqezinjtë do të marrin 3 pikë.
Tifozët shqiptarë nuk janë të lejuar në këtë stadium, ndërkohë që muaj më parë bëri bujë në media një deklaratë e modeles Juliana Nura, e cila deklaroi në një emision televiziv se në këtë ditë ajo do të ishte në stadium. Madje, dhe me flamurin e UÇK-së.
“Unë do të jem në ndeshjen ndaj Serbisë, me flamurin e UÇK-së. Kam pasaportë finlandeze, nuk më ngucin, se i kam njerëzit atje”, u shpreh modelja.
Mirëpo, sot mediat i kanë nxjerr Juliana Nurës një fotografi me analistin e arrestuar nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës, Fatmir Sheholli, i dyshuar si spiun i shtetit të Serbisë në Prishtinë.
“Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm”, shkroi ministri Xhelal Sveçla, teksa njoftoi arrestimin e Fatmir Shehollit.
Ndërkohë, mediat dhe rrjetet të shumta në internet ironizlojnë Juliana Nurën, duke thënë se ajo i paska pasur vërtet njerëzit që mund t’i siguronin mbrojtje në Serbi, duke ju referuar analistit të arrestuar si spiun serb në Kosovë.