15.5 C
Tirana
E martë, 3 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Tha se e ka rritur vajzën e vetme dhe me sakrifica, ish-bashkëshorti përgënjeshtron Ledionën: Mos përdor fëmijën për famë!

    Banorja e Big Brother Vip, gazetarja Lediona Xheladinaj komentoi sot edhe marrëdhënien me ish-bashkëshortin e saj, që është dhe babai i vajzës, duke thënë se me të ka një marrëdhënie të mirë.

    Por Lediona gjithashtu u shpreh se vajzën e ka rritur me shumë vështirësi, e vetme, dhe madje e ka lënë në shtëpi vetëm dhe pa ngrënë pasi i është dashur të bëjë 3 punë.

    Në fakt, këto pretendime bien ndesh me komentin e lënë nga Jorgen Xoxi që është ish-bashkëshorti i Lediona Xheladinajt dhe babai i vajzës së saj.

    Ky i fundit duket i revoltuar që Lediona i mohon sakrificat si baba, dhe jo vetëm që i përgënjeshtron deklaratat e saj, por edhe e sulmon atë duke thënë se po e përdor vajzën për t’u viktimizuar.

    “Mendimi i drejtë nga ana juaj se ajo zonja e vërtetë e ka kujdestari fëmijën por mos të viktimizohet se e di shumë mirë ajo kush e ka rritur, mbajtur, kush e ka veshur, kush e ka dërguar në shkollë etj, etj,.

    Ajo do famë por mos të përdorin gënjeshtrat e të përdorin fëmijën sepse e njohin të gjithë personalitetin e secilit“, shkruan ish-bashkëshorti i Ledionës në komentin e tij në Facebook.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit