Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës, se viktima e atentatit pranë rrethrrotullimit të Rinasit, Gilmando Dani, ka qenë truproja e tij, duke i hedhur poshtë këto akuza e duke i cilësuar si të rreme.
Gonxhja sqaron se për personin të cilit Berisha i referohet, as nuk e njeh dhe as nuk e ka parë ndonjëherë, ndërsa shtoi se emrin e tij e ka ndeshur në lajmet mbi atenatin.
“Fake News, Lajm i Rremë, Gënjeshtra. Sot Saliu llomoit se paskam patur “badigard” (truproje) dikë që as e njoh dhe as e kam parë ndonjëherë – dhe që emrin e këtij subjekti e mësoj si shumica e njerëzve nga kronika!
Para 2 ditësh dilja i financuar (me rregull treshi në fushatë) sipas Saliut nga subjekti në fjalë! S’reagova sepse supozova se qe roitje, meqë po pardje ia bëri krah të djathtë Ervin Salijanjit subjektin, mosha, kushedi… U pa puna – do provosh në gjykatë secilin element akuze publike Sali! 81 vjeç, e s’tu zbardh dot kurrë katrani…”, shkruan Gonxhja në rrjetin social Faceook.
“Është fakt se Muç Shaljani është financues i fushatës së Ervin Hoxhës, ndërsa Gilmando Dani badigard i Blendi Gonxhes! Në Shqipëri, kufiri mes bandës dhe qeverisë është zhdukur prej kohësh, janë një dhe e njëjta gjë”, ka deklaruar Berisha.



