Gazetarja Anduena Llabani, duke folur në News24, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një udhëtim që sipas saj nuk është bërë publik zyrtarisht.
Sipas Llabanit, informacioni për udhëtimin e Ramës në SHBA bazohet në burime të sigurta, ndërsa ajo theksoi se kryeministri ka qenë i shoqëruar nga një avokat. Gazetarja sqaroi se nuk ka ende të dhëna të konfirmuara nëse udhëtimi është kryer me avion privat apo me linjë tregtare, por kjo mbetet për t’u verifikuar.
Ajo u shpreh se deklarimi i saj nuk është spekulim, por informacion i mbledhur në mënyrë profesionale, duke shtuar se kushdo që ka prova për ta përgënjeshtruar, mund ta bëjë publikisht.
Llabani e lidhi këtë zhvillim me hetimet që kanë pasur jehonë edhe në Shqipëri pas çështjes McGonigal, duke kujtuar se pas lirimit të tij nga gjykata amerikane në nëntor të vitit të kaluar, ka pasur komunikime zyrtare mes autoriteteve shqiptare dhe atyre amerikane.
Llabani u bë meme në rrjet, pasi deklaroi se Rama do shkonte me një avokat në SHBA, në 20 janar, gjë që sipas saj, paska ndodhur fshehurazi.



