19.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    ‘Thëngjill i mbuluar’: Çfarë ka ndodhur mes Arditit dhe Salsanos?

    Ardit Çuni nuk u kursye ta quante Salsano Rrapin “thëngjill i mbuluar” mbrëmjen e djeshme, i ftuar tek “Më lër të flas”.

    Të dy janë konkurrent në “Dancing With the Stars” dhe është bërë pikërisht kjo garë shkaku i debateve mes tyre. Çfarë ndodhi?

    Sipas Arditit, Salsano ka folur pas krahëve për jetën personale të këngëtarit dhe kjo s’i ka lënë aspak shije të mirë.

    “Për Salsanon se mendoj që është pak thëngjill i mbuluar. Kur e kam parë në kast emrin isha shumë i kënaqur se e kisha xhan si personazh, por aty më ka dalë e kundërta.

    Në momentin që unë thash diçka për atë e mori personalisht dhe pastaj u kap me pjesën time personale. U bë një debat dhe më ka mbetur hatri.

    Përballë ishte i dashur, fliste fjalë shumë të mira, pastaj pas këngëve kishte thënë ‘kush është Arditi, çfarë këngësh ka bërë’, ishte marrë me pjesën time personale, që nuk besoj se i takon”- u shpreh Arditi, i cili spikat kur vjen puna tek debatet apo pakënaqësitë që ka.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit