12.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Thesari me vlerë 500 mijë euro gjendet në zorrët e balenës së ngordhur në Ishujt Kanarie

    Pas më shumë se një muaji ekzaminime, nga veterinerët e Institutit Universitar të Shëndetit të Kafshëve dhe Sigurisë Ushqimore janë zbardhur shkaqet e vdekjes së një balene.

    Arsyeja lidhet me një gur ngjyrë gri qelibari dhe peshë 9 kilogramë e me diametër 60 centimetra, që kishte ngecur në zorrën e balenës së gjetur në La Palma të Ishujve Kanarie.

    Guri u gjet shumë afër kolonit distal, çka besohet se i shkaktonte pengim të tranzitit të zorrëve.

    Sipas ekspertëve kemi të bëjmë me një sekrecion biliar të ngurtësuar.

    Një gur i ngjashëm me gurin në veshka, i cili ka një vlerë të lartë në sektorin e parfumeve”, thuhet në raportin shkencor.

    Ky gur kushton të paktën 500 mijë euro, por për balenën ishte një thesar vërtetë vdekjeprurës.

    Balena në fjalë u gjet e bllokuar në plazhin Nogales, më 21 maj. Patologët veterinarë të Universitetit lokal kishin përjashtuar menjëherë shkaqet antropike në vdekjen e kafshës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit