20.5 C
Tirana
E shtunë, 26 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Thikë pas shpine, s’kishte pse të më godiste kaq fort” – Armaldo për Luizin: Ja përse nuk i dhashë dorën kur ika

    Armaldo Kllogjeri ka dhënë një sqarim për fansat e Luizit në “Wake Up. Ai tregoi pse u ftoh marrëdhënia e të dyve dhe jep sqarimin e plotë se çfarë kishte ndodhur me nominimin e Luizit, Kiarës dhe Bledit nga Olta.

    Neada Muçaj: Një person tjetër që është prekur shumë në momentin që ke dalë, është Luizi, i cili po këto ditë ka thënë që nuk ia fal maestros që nuk ma dha dorën kur u largua, por zgjodhi vetë Kiarën dhe Oltën që ta përcillnin.

    Blendi Salaj: Pse nuk ia dhe dorën, ishte një veprim i ndërgjegjshëm?

    Armaldo Kllogjeri: Për të gjithë fansat e Luizit që gjithmonë janë kureshtarë se çfarë qëndrimi do mbash me Luizin, më kërkojnë një këngë, ju të dy shkonit mirë, pse ti u ndave nga Luizi, pse ti e tradhtove? Unë dua të qartësoj për fansat e Luizit një diçka. Në momentin që Arbër Hajdari ka thënë ‘ti maestro ke nominuar Luizin, Kiarën dhe Bledin’, aty filloi marrëdhënia ime me Luizin që u shkëput dhe u nda dhe Luizi filloi të më sulmonte fort për këtë veprim që unë kam bërë, ose për idenë që unë i kam dhënë Oltës. Për ta sqaruar, Olta e kishte idenë dhe do ta bënte që Luizi dhe Kiara të ishin në nominim, e kishte të vendosur këtë gjë, por donte personin e tretë, që mund të isha unë apo mund të ishte një person tjetër, për arsyen që të dilte Kiara. Në atë moment që u bë prime, unë u godita shumë nga opinionistët dhe pata një rënie në kalimin e lojtarëve që të vazhdonin shtëpinë dhe dola i fundit si renditje.

    Këtu Olta u tërhoq dhe vuri Bledi Manen, të cilin unë e propozova sepse unë si Armaldo e doja Bledin jashtë sepse ishte një lojtar i fortë. Ne patëm një diskutim të fortë me Luizin në dhomën e grimit që unë i tregova disa karakteristika që Bledi i kishte dhe për këtë është bërë dhe video. Në këtë moment unë kam qenë thjesht një lojtar që kam dhënë një mendim, por jo kam marrë një vendim për këtë situatë, për ta kuptuar të gjithë. Por kjo nuk do të thotë që Luizi mua të më godiste kaq fort, për këtë ide që kisha dhënë. Por të thoshte Armaldo ke dhënë një ide të gabuar, unë kam pasur besim tek ty etj. Kjo nuk është një arsye madhore që Luizi e përdori.

    Armaldo Kllogjeri ka treguar dhe arsyen pse nuk ia dha dorën Luizit, kur doli nga shtëpia. Ai shprehet i zhgënjyer sepse Luizi e ka goditur fort në lojë dhe i është dukur si thikë pas shpine, gjesti që ai bëri për ta nxjerrë në nominim.

    Armaldo Kllogjeri: Unë dorën nuk ia kam dhënë atij sepse…

    Enxhi Nasufi: Mos u mërzite për situatën e banjës apo jo?

    Armaldo Kllogjeri: Jo, nuk ia kam dhënë sepse nuk doja që dalja ime nga shtëpia, të ishte një dalje si të gjitha të tjerat. Por edhe për atë vendosmëri që ai tregoi për të më nxjerrë mua nga shtëpia dhe për t’i thënë: Shiko ti më nominove një herë me kutinë e Padorës, unë e kalova atë situatë të vështirë, por herën e dytë nëse t’i më nominon në këtë mënyrë që ti do dhe ke ndërtuar dhe ke dëshirë të më heqësh nga shtëpia, atëherë është thikë pas shpine, sepse unë nuk të kam bërë dhe të kam dëmtuar kaq rëndë në lojë. Unë kam qenë i vetmi që e kam mbrojtur Luizin në disa situata të rënda. E para është situata kur ai shfaqi atë sëmundjen problematike që i kam qëndruar shumë afër. Në marrëdhënie me Kiarën, që unë kam qenë personi që e kam mbështetur dhe kam krijuar lidhjen e tyre. E kam mbështetur edhe në një debat që ka pasur me Oltën.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit