“Thinking Machines Lab” është nisma më e re në fushën e Inteligjencës Artificiale, e themeluar nga shqiptarja Mira Murati. Ish-drejtoresha e Teknologjisë në OpenAI ka rekrutuar rreth 30 studiues dhe inxhinierë nga kompani si OpenAI, Meta dhe Mistral, me dy të tretat e ekipit që përbëhen nga ish-punonjës të OpenAI.
“Sot jemi të entuziazmuar të njoftojmë Thinking Machines Lab (https://thinkingmachines.ai), një kompani kërkimi dhe zhvillimi produktesh në fushën e inteligjencës artificiale. Ne jemi shkencëtarë, inxhinierë dhe krijues të disa prej produkteve dhe librarive më të përdorura të AI, duke përfshirë ChatGPT, Character.ai, PyTorch dhe Mistral.
Misioni ynë është të bëjmë inteligjencën artificiale të funksionojë për ju, duke ndërtuar një të ardhme ku të gjithë kanë akses në dijen dhe mjetet për ta përshtatur AI sipas nevojave të tyre unike.
Ne jemi të angazhuar për shkencën e hapur përmes publikimeve dhe shpërndarjes së kodit, duke u fokusuar në bashkëpunimin mes njerëzve dhe AI në fusha të ndryshme. Qasja jonë përfshin bashkë-dizajnin e kërkimit dhe produkteve, duke mundësuar të nxjerrim mësime nga përdorimi në botën reale dhe të përsosim shpejt zgjidhjet tona.
Kjo punë mbështetet në tre shtylla kryesore: modele inteligjente të nivelit më të lartë, infrastrukturë cilësore dhe aftësi të avancuara multimodale. Jemi të përkushtuar të ndërtojmë modele në kufijtë e inovacionit për të përmbushur këtë premtim”, shkruhet në faqen e kompanisë “Thinking Machines Lab” në X.