20.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Shtator, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Thuhet se Loredana u hoq nga Për’puthen pasi u zbulua lidhja me konkurrentin

    Kur gjithçka në këtë sezon të Për’puthen po bëhej tepër e bukur për t’u besuar, vjen skandali i radhës. Loredana Brati, që shërbente si Kupidi mes vajzave dhe djemve të reality-t këtë sezon, përflitet se ka nisur një marrëdhënie me njërin prej konkurrentëve dhe për këtë arsye e kanë shkarkuar nga detyra e saj.

    Burime të sigurta për “Pamfleti”-n thonë se Loredana dhe konkurrenti Keijsi Hyseni kanë gjetur përputhshmërinë me njëri-tjetrin.

    Si pasojë, Loredana nuk do të jetë më pjesë e Për’puthen, edhe pse do ta shohim në ekran edhe për pak episode duke qenë se regjistrohen që më parë. Nuk është e ditur nëse i njëjti vendim vlen edhe për Keijsin.

    Për t’i hedhur më shumë benzinë zjarrit, ka dhe një foto mes dyshes së skandalit.

    Çfarë?! Thuhet se Loredana u hoq nga Për'puthen pasi u

    Sipas njerëzve që i kanë parë të dy në plazh, Loredana dhe Keijsi janë parë duke mbajtur dhe duart së bashku, ama s’kemi foto të këtij momenti.

    Për më tepër, nga departamenti i Instagramit, përputhshmëria duket e njëanshme:

    Çfarë?! Thuhet se Loredana u hoq nga Për'puthen pasi u

    Çfarë?! Thuhet se Loredana u hoq nga Për'puthen pasi u

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit