10.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Ti e the që do vidhni, por jo si këta të tjerët, të doli fjala” – Eduard Shalsi: E kam thënë dhe mund ta përsëris sa të duash

    Deputeti i PS, Eduard Shalsi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka debatuar me analistin Armand Shkullaku, për pushtetin e ushtruar nga socialistët në këto 11 vite.

    Armand Shkullaku: Ti e the atë, që “ne do vjedhim por jo si këta”! Doli fjala jote…

    Eduard Shalsi: E kam thënë dhe mund ta përsëris sa të duash. Unë nuk kam qenë naiv Shkullak që të mendoj se me ardhjen e PS në pushtet merr fund korrupsioni dhe vjedhja dhe ajo që kam thënë ka qenë një bindje e imja, që do të hapim një kapitull të ri. Ky kapitull është përmbysja e një sistemi dhe ngritja e një sistemi, që për herë të parë ndëshkon individë të paprekshëm. Imagjino një SPAK në vitin 2006, 2008 dhe 2010!

    Armand Shkullaku: Larg qoftë!

    Eduard Shalsi: Ju duket rastësi që SPAK ka mbështetje ndër shqiptarë?

    Armand Shkullaku: Edi Rama dhe SPAK e kanë gjithnjë e më të madhe mbështetjen.

    Eduard Shalsi: Vetë e ngritën sistemin dhe mos pretendoni që këtu të ndodhin procese që do ta bëjnë papritur, se përmendi Tela raportin e OSBE. Ka shembuj edhe në vende të zhvilluara. Ke rastin e SHBA në zgjedhjet e kaluara.

    Armand Shkullaku: Po, po, në Australi skandal fare zgjedhjet.

    Andi Tela: Gjithë administrata në funksion të votave, kemi vetëm një kandidat për kryetar bashkie të dënuar.

    Eduard Shalsi: Ka disa indikatorë të pranuar botërisht që gjykojnë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit