Ditën e djeshme në emisionin “E diell”, ish banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Krisa dhe Xheneta Fetahu patën një përplasje të fortë mes njëra-tjetrës.
Për këtë arsye, në platformën “Instagram” ka reaguar Tiri Gjoci, i cili është i dashuri i prezantueses, ku i kthehet keq ish finalistes se “BBVK”.
Këngëtari e krahason me një fshatare, pasi sipas tij gjëja e parë që bën është botoksi, ndërsa ironizon emisionin duke shprehur se është turp për ta që e mbajnë.
“O Xhenet, na të t’jap unë një 7-mijë leksh, vetëm mos e hap më atë gojë, se ma çan atë që s’thuhet sa herë flet. Fshatare tipike që zbret në qytet dhe gjëja e parë që bën janë botoksi dhe fillerat. E di që turp për ty s’është po që është turp për ata që të mbajnë aty”, shkruan.