9.5 C
Tirana
E shtunë, 26 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Ti je historia që s’dua të mbarojë kurrë” Butrint Imerit i rrëmben zemrën modelja serbe? Detajet që nuk i shpëtuan fansave

    Këngëtari i njohur, Butrint Imeri, kohët e fundit është komentuar mjaft shumë në mediat rozë sa i përket jetës së tij private.

    Pas hyrjes së ish-të dashurës së tij, moderatores Kiara Tito, në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”, Butrinti u komentua për veprimet e tij ndaj moderatores. Së fundmi, Butrinti ka befasuar me postimin e tij në “Instastory” ku shihet pranë një vajze duke kënduar së bashku dhe mjaft të afërt me njëri-tjetrin.

    Vajza në fjalë është serbe dhe quhet Dragana Banic. Një tjetër postim i tij, që duket si postimi i një mashkulli të dashuruar ka ngritur dyshimet se modelja serbe i ka rrëmbyer tashmë zemrën.

    “Ti je historia që unë nuk dua kurrë të mbarojë”, ka shkruar artisti në rrjetet e tij sociale.

    Nuk është hera e parë që Imeri ngacmon me të tilla statuse, të cilat ndjekësit gjithmonë i kanë lidhur me jetën e tij personale dhe sigurisht me ish të dashurat e tij. Bazuar në herën e mëparshme, kjo mund të jetë një strategji e tij, për të pasur mbi të të gjithë vëmendjen për këngët e reja që priten të publikohen.

    “Ti je historia që s’dua të mbarojë kurrë”

    Por në rrjet duket se lidhja e tij me një modele serbe, nuk po mirëpritet. Të shumtë kanë qenë komentet që nuk e kanë simpatizuar aspak as lidhjen sentimentale dhe as pjesëmarrësen e një modeleje serbe në klipin e tij. Megjithatë Butrinti edhe në këtë rast ka zgjedhur të heshtë.

    Por para se të publikonte fotot me modelen serbe, këngëtari kosovar u përfol për një tjetër vajzë të “showbizz”-it shqiptar. Prej dy vitesh, Butrint Imeri është përfolur për një lidhje me aktoren e re Olta Beqiri. Mediat kanë vënë re fotot e tyre në vende të njëjta. Mes zërave se dyshja janë në një lidhje, vetë aktorja ka sqaruar gjithçka, në një intervistë në “Më Lër të Flas”.

    E pyetur nga Donald dhe Romeo Veshaj në lidhje me fotot që qarkullojnë prej kohësh, aktorja tha: “Njerëzit vdesin që diçka të diçka të vogël ta bëjnë të madhe. Realisht, jo domosdoshmërish një foto që ke me dikë, tregon që je në një lidhje me atë person. Unë beqare jam”.

    Do të ishte vera e vitit të shkuar, kur dy të rinjtë u përfolën për një lidhje mes tyre. Fillimisht ata shfaqeshin në vende të njëjta, duke na futur në dyshime nëse kjo që po shihnim ishte nisja e një çifti tjetër në “showbizz”-in tonë.

    Megjithatë, në atë kohë, askush nuk pranoi të fliste rreth këtij raporti, përkundrazi. Në një deklaratë të tij, këngëtari kosovar mohoi lidhjen, duke u shprehur se ishte beqar. Që nga nisja e “Big Brother”, emri i tij ka qenë shumë i përfolur për shkak të lidhjes me Kiarën, por ky i fundit nuk ka folur deri më tani. Nga ana tjetër, miku i tij nuk ka ngurruar aspak të thotë se çfarë mendon për lidhjen e saj me Luiz Ejllin.

    “Është e vërtetë, unë pata marrë një ftesë për ‘Big Brother’. Por, nuk ka qenë e vërtet një skenar i tillë për të hyrë mes Kiarës dhe Luizit. Butrinti ka qenë në një presion të madh për shkak të asaj me çfarë janë marrë portalet. Nuk do futesha për të bërë diçka në raportin Kiara-Luiz. Kiarën e kam parë më mirë me Butrintin. Kjo që ka tani me Luizin është një lidhje momentale dhe kam përshtypjen që është një lidhje interesash pas rihyrjes së Kiarës. Luizi i ka ndërtuar themelet në këtë spektakël. Mendoj se është një lidhje afatshkurtër. Lidhjet e “BB” nuk është se kanë rezistuar. Lidhja e Kiarës me Butrintin gjithmonë do të përflitet sepse vetë ajo ka shprehur se ka qenë një ndër përjetimet më të mira të saj”, tha ai.

    Duke folur për Butrintin ai u shpreh se kanë një marrëdhënie shumë të mirë dhe se shoqëria e tyre është forcuar edhe nga lidhjet familjare që kanë. Ai tha se i kërkoi këngëtarit të bënte një shkëputje për të avancuar me “brand”- in e tij.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit