12.5 C
Tirana
E diel, 27 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Ti je muza ime që më frymëzon”, Armaldo i dedikon fjalë zemre partneres: Po më bën babin më të lumtur

    Edhe pse Big Brother VIP ka përfunduar prej disa javësh, emri i tij vijon të jetë shumë i lakuar në media. Bëhet fjalë për tenorin e njohur shqiptar, Armaldo Kllogjeri, i cili që prej daljes së tij ka qenë shumë aktiv në rrjete sociale dhe në televizion me intervista të ndryshme.

    Sakaq, ditën e sotme, partnerja e tij Aida feston ditëlindjen dhe tenori e ka uruar publikisht me disa fjalë zemre. Ai shkruan se Aida është muza e tij që e frymëzon, ndërsa i premton se do të jenë gjithë jetën së bashku në krahët e njëri-tjetrit.

    “Sot dua t’i uroj ditëlindjen gruas më të veçantë që kam njohur, me të cilën kam lidhur jetën prej vitesh e që po më bën babain më të lumtur të dy vajzave.

    Gjithmonë kur vjen fjala për frymëzim mbetesh vetëm ti muza ime.

    Gëzuar ditëlindjen dhe ashtu siç e thotë kënga dedikuar ty “gjithë jetën në krahët e njëri-tjetrit”.” i shkruan ai partneres së tij.

    "Ti je muza ime që më frymëzon", Armaldo i dedikon

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit