12.5 C
Tirana
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Ti shkon me të gjithë”, Rike dhe Ilnisa zihen për djemtë e shtëpisë: I futesh Meritonit në shtrat si dashnore apo si…?

    Xhelozia e Ilnisës për Riken dhe Meritonin ka degraduar në debat gjatë Primes së BBV3.

    Rike i sqaron Ilnisës se nuk ka asnjë gjë më Meritonin përveç shoqëri, ndërsa ajo nuk është e qartë se si Ilnisa i futet në shtrat atij si dashnore apo si shoqe.

    Ilnisa e akuzon se shkon me të gjithë, ndërkohë që Rikja shprehet se ajo është e shoqërueshme me të gjithë dhe ka relata të mira me të gjithë, ndërsa Ilnisa ka shoqe vetëm Merin.

    Rike Roçi: Mua më vjen keq që Ilnisa është xheloze ndaj meje, sepse Meritoni mund të ketë relacion me Ilnisën sa herë të dojë sepse unë Meritonin e kam vetëm shok, vërtet e kam shumë xhan, por mund të bëjë çfarë të dojë.

    Unë nuk e di si i futesh ti atij në krevat si shoqe apo si dashnore, zgjidheni vetë mes njëri-tjetrit se akoma nuk është kuptuar kjo gjë.

    Ilnisa: Do e kuptosh dalëngadalë siç do kuptosh gjëra të tjera…

    Rikja: Bëj çfarë të duash me Meritonin sepse unë nuk kam lidhje fare, është vetëm realcion shoqërie.

    Ilnisa: Dalëngadalë do të të vijë behari dhe ty.

    Rikja: I ngrite prapë puplat ti se dole e preferuara e publikut? Se i ule për një kohë dhe i ngrite prapë.

    Ilnisa: Deri tek puplat mund të flas me ty, se pas puplave nuk kemi se çfarë themi bashkë.

    Rikja: Unë nuk jam problemi midis juve dhe Meritoni mund ta konfirmojë se çfarë jemi ne.

    Ilnisa: Kjo shkon me të gjithë Ledjon. Shkon me Romeon, fut spicat edhe në lidhjet e tjera…

    Rikja: Të kesh turp që thua një gjë të tillë.

    Ilnisa: Kjo është shoqja e të gjithëve dhe armikja e të gjitha gocave që mund të kenë një…

    Rikja: Unë me të gjitha gocat shkoj mirë, vetëm përveç teje. Ti je duke plasur nga inati, inshallah të merr. Ti vetëm Merin ke shoqe asnjë tjetër.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit