8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Tik Lapaj: E kam marrë pushim se me thonë i prish punë opozitës, por për 2 javë e mbush bulevardin

    Aktivisti dhe avokati Adriatik Lapaj është shprehur se bulevardi në qendër të Tiranës mbushet edhe pa partitë politike.

    Ai tha se i mjaftojnë vetëm dy javë kohë dhe mund ta mbushë sërish sheshin ashtu si në protestat e zhvilluara për rritjen e çmimeve, por deklaroi se nuk e ndërmerr sërish këtë akt, pasi i thonë se i prish punë opozitës.

    “Ai bulevard mbushet edhe pa parti politike. Sigurisht që do të thonë se po i shërbeni Edi Ramës dhe doni t’i prishni punën opozitës, prandaj unë e kam marrë pushim për të mos krijuar kështu me opozitës. 

    Po për të mbushur bulevardin, e mbush prapë. Me jep dy javë kohë dhe e mbush.

    Ka revoltë dhe ka revoltë dhe pakënaqësi. Ka qytetarë që nuk kanë besim tek partitë politike. Nuk është problem mbushja e bulevardit.” tha Lapaj në emisionin “Drejt”.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit