Aplikacioni TikTok në trojet shqiptare ka mbledhur një dorë të mirë njerëzish të paedukatë, pa talent, madje edhe me të shkuar kriminale të cilët çuditërisht kanë një numër të madh ndjekësish.
Një prej tyre është edhe personazhi i njohur si “Kozaku”, i cili këtë herë ka tejkaluar çdo limit duke ofenduar heroin legjendar Adem Jashari.
Teksa, si rrallë herë është parë duke mos ofenduar me listë shtëpie personazhe të tjerë të TikTok-ut, këtë herë Kozaku ka përdorur fjalë banale ndaj Adem Jasharit.
Në një lidhje direkt në rrjetin social “Tik-Tok”, ai është dëgjuar duke e kënduar këngën kushtuar heroit, dhe në vend se të thoshte Adem thoshte Azem.
Ai është korrigjuar nga komentuesit, dhe si rrjedhojë ka përfunduar duke ofenduar rëndë.
“Çohu Azem…Nuk ka problem Azem Adem njësoj është. Si Azem si Adem një m*ut je”, dëgjohet duke thënë ai.



