31.5 C
Tirana
E martë, 8 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Tiparet e çuditshme që shumica e grave vërejnë të parat te një burrë, sipas shkencës

    Kur bëhet fjalë për tërheqjen fizike, burrat zakonisht e vendosin “po”-në ose “jo”-në për dikë brenda pak sekondash.

    Por me gratë? E dini ju, gjërat janë pak më komplekse. Dhe s’ka lidhje vetëm me “intuitën femërore” apo “të qenit të vëmendshme ndaj detajeve”.

    Një studim i publikuar në Journal of Experimental Social Psychology zbuloi se gratë bëjnë një vlerësim dykahësh kur vjen puna te tërheqja: një pjesë është fizike dhe një pjesë jofizike. Dhe te pjesa fizike? E po, këtu vjen surpriza.

    Sipas këtij studimi, gjëja e parë që shumica e grave vënë re në fytyrën e një burri janë: buzëtnofulla dhe mollëzat!

    Pra, nëse ai ka nofull të theksuar dhe buzë pak më të plota, shanset janë që të kapë syrin e një gruaje shumë më shpejt sesa po të mos i ketë të tilla tipare.

    Në eksperimentin origjinal, 50 gra heteroseksuale panë foto të burrave të ndryshëm dhe u pyetën “A do të dilje në takim me këtë person?”.

    Pasi u analizuan rezultatet, studiuesit “prishën” fotot – duke i ndarë në dysh dhe duke zhvendosur pjesët – për të parë nëse simetria kishte ndikim.

    Rezultati? Për pjesën e “takimit”, fytyrat e ndara nuk bënë shumë diferencë – gratë vazhdonin të ndiheshin të tërhequra nga struktura e fortë e nofullës, qerpikët e gjatë apo buzët voluminoze.

    Pra, herën tjetër kur të mendosh “Po ç’më tërhoqi nga ky djalë?”, provo t’i hedhësh edhe një herë një sy… nofullës së tij. Mund të ketë më shumë ndikim sesa mendon.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit