8.5 C
Tirana
E enjte, 31 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Tirana i tregon “dhëmbët” Serbisë

    Ministria e Jashtme shqiptare ka reaguar për tensionet në rritje në veri të Kosovës.

    Ministrja Olta Xhaçka në një postim në facebook thotë se po ndjekin me keqardhje minutë pas minute shfaqjen e një krize të tejzgjatur në mënyrë artificiale në veri të Kosovës dhe jemi thellësisht të shqetësuar nga përshkallëzimi i tensioneve.

    Xhaçka deklaron se barrikadat që janë ngritur në veri, jo prej ndonjë vale zemërimi popullor, por nga një grup kriminelësh famëkeq, nuk po pengojnë thjesht vijimin normal të jetës por po ashtu janë skena që të kujtojnë ditët e errëta të viteve 1990 të cilat rajoni ynë i ka lënë pas njëherë e mirë bashkë me ish Jugosllavinë që shkoi e vate.

    “Për pak vjen viti 2023! Kjo nuk është koha për të bërë kërcënime ushtarake apo për sulme të papranueshme kundër Policisë së Kosovës, KFOR dhe Policisë së EULEX. Kjo është koha për dialog dhe bashkëpunim. Kjo përballje e rrezikshme duhet të marrë fund dhe autorët duhet të nxirren përpara drejtësisë” thotë ajo.

    Duke deklaruar se Shqipëria është në krah të Kosovës, Xhaçka i bën thirrje autoriteteve serbe të mos i justifikojnë as barrikatat e as grupet kriminale që refuzojnë t’i largojnë ato.

    “Ne jemi me Kosovën në këtë situatë të vështirë dhe i bëjmë thirrje autoriteteve serbe të mos i justifikojnë as barrikatat e as grupet kriminale që refuzojnë t’i largojnë ato. Të luash me zjarrin është një ide shumë e keqe për të ardhmen e të gjithë fëmijëve tanë”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit