20.5 C
Tirana
E hënë, 4 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Titujt e portaleve shqiptare për trupin e Georgina Rodríguez janë shqetësues

    Për herë të parafundit, dëgjuam se Georgina Rodríguez humbi një prej binjakëve gjatë lindjes dhe e përshkroi këtë përvojë si dhimbjen më të madhe.

    Ndërsa hera e fundit ishte dje, kur Georgina u paraqit duke pushuar në Ibiza, së bashku me familjen e saj.

    Titujt e portaleve shqiptare për trupin e Georgina Rodríguez

    BURIMI: SPLASHNEWS.COM
    Titujt e portaleve shqiptare për trupin e Georgina Rodríguez

    BURIMI: SPLASHNEWS.COM

    Deri këtu, gjithçka normale, derisa mbërrijmë tek titujt e neveritshëm dhe të pasjellshëm, të cilët pa asnjë kriter dhe standard “gjykojnë” trupin e një gruaje që para pak kohësh ka sjellë në jetë një fëmijë.

    Titujt e portaleve shqiptare për trupin e Georgina Rodríguez

    Dje, në një pjesë të madhe të portaleve, është bërë një krahasim i pavend mes partnerit të Gerogina-s, futbollistit Cristiano Ronaldo, i cili sipas mediave duket në super formë, ama nuk mund të thonë të njëjtën gjë për Georgina-n.

    Titujt e portaleve shqiptare për trupin e Georgina Rodríguez

    Që këtu nis një problem shumë i madh: ai i gjykimit të trupit dhe pamjes së jashtme të njerëzve, duke harruar vlerat dhe karakterin e gjithsecilit prej nesh. Georgina, ashtu si të gjitha gratë e kësaj bote, mund të marrë kilogramë, të ketë strija dhe celulit, sepse fundja, është mëse NORMALE, ama dëmi psikologjik dhe pasiguritë që i shtohen vajzave dhe grave që lexojnë të tillë tituj dhe artikuj është e pakrahasueshme.

    Lufta për klikime është më e fortë se kurrë, duke “sakrifikuar” edhe pasiguritë dhe mirëqenien mendore të vajzave dhe grave.(Anabel)

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit