19.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Tjetër shuplakë për Berishën nga Amerika

    Akuzat e ngritura drejt zyrtarëve të lartë amerikan për gjobvënie nga Sali Berisha u hodhën poshtë sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

    “Akuzat e Sali Berishës, i cili u sanksionua nga sekretari i Shtetit për korrupsion të theksuar, janë qesharake. Shtetet e Bashkuara e kanë të qartë përkushtimin tonë ndaj demokracisë dhe luftës kundër korrupsionit”, theksohet në komunikatë.

    Teksa na ndanë pak më shumë se 1 muaj nga zgjedhjet e ardhshme vendore, SHBA u bënë thirrje të drejtpërdrejtë partive politike për zgjedhje të ndershme.

    “Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike që të angazhohen në diskurs konstruktiv dhe të mbështesin zgjedhje të lira dhe të ndershme”, thuhet në reagimin për Report TV.

    Ky qëndrim i Departamentit Amerikan të Shtetit vjen menjëherë pas akuzave të ngritura pak ditë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha i  cili i bëri thirrje Kongresit amerkan të hetojë veprimtarinë e ambasadores Yuri Kim, të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor Gabrel Ecobar, me pretendimin se po vendosin gjoba njëjtë si Mc Gonigal.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit