Kreu i PSD-së, Tom Doshi ka deklaruar se përgjegjës për “non gratën” e tij dhe të Berishës është Lulzim Basha.
Gjatë një interviste për emisionin “Top Story”, Doshi ka nënkuptuar se vuajtjet e Berishës janë karma për atë që i bëri Ramiz Alisë kur e dërgoi si të deleguarin e pushtetit për të ndërmjetësuar me studentët e dhjetorit, si dhe mbajtjen pranë të Lulzim Bashës.
Sipas Doshit, ashtu si Berisha tradhtoi Ramiz Alinë edhe Basha i ktheu shpinën atij.
I ndalur tek akuzat e kryefoltoristit për shit-blerje votash, Doshi tha se meqënse s’po e lë rehat, këshilla e tij për Berishën është “shko krijo një parti, regjistrohu në gjykatë” si kryetar legjitim partie, por të mos bashkohet më me Bashën sepse “s’ka gjë në terezi”.
“Berishës në momentin që i prek interesat, vetëm hedh baltë, hedh vrerë. Lul Brava është prurja e atij. Sa ishte në pushtet, e çoi në të gjitha ministritë sepse e kishte ndër njerëzit më të besueshëm. Tani na dalka tradhtar ai.
Të njëjtën gjë ka bërë Sali Berisha edhe me Ramiz Alinë.
Ramizi e çoi si të besuar te studentët dhe ai e futi në burg. Unë kam pasur rastin të takoja Ramiz Alinë dhe e pyeta:
– Po si ka mundësi të sillet Berisha me ty kështu?
-Unë nuk e njihja, më tha. Ma pruri Xhelil Gjoni.
Unë e zgjodha si malësor sepse mendova se do të ma ruante kockën në fund të fundit.
Pra të njëjtën gjë i bëri edhe Luli Berishës. Edhe këto në lidhje me mua, që jam person “non grata”, këtë gjë e ka bërë Luli me shok. Edhe mua edhe atij.
Por Berisha s’po më lë rehat, duhet t’i përgjigjem me se s’bën.
Unë i bëj thirrje Berishës që:- Në radhë të parë bëj një parti njëherë, regjistroje në gjykatë, me qëllim që në mënyrë legjitime të zgjidhet kryetar partie.
Ose të bashkojë PD-në, edhe pse s’ka gjë më terezi po të bashkohet me Lulin dhe atë pjesën tjetër. Por në këto kushte që është sot, është kthyer në një zëdhënës i një grupimi politik. S’ka asnjë tagër”- tha Doshi.
Doshi tha se Berisha s’ka ndonjë prespektivë, pasi në PD kanë tradhti brenda llojit.
I ndalur tek akuzat e kryefoltoristit për shit-blerje votash, Doshi thotë se Berisha ka 18 vjet me të njëjtin refren, “në momentin që i prek interesat, vetëm hedh baltë, hedh vrerë”. Edhe Basha, sipas Doshit, është “pjella” e tij.
“Ai akuzon kot. “Më del hija jote mua”, thotë. Normal që hija ime do t’i dali atij sepse unë prej andej jam.
Berisha i ka humbur të gjitha. Humbi Tropojën, humbi Shkodrën, humbi Vaun e Dejës. Ato i ka pasur bastionet e tij ai. Berisha s’ka ndonjë prespektivë. As partia, as ku janë pjesa tjetër e partisë. Ata kanë tradhti brenda llojit.
Gazi shkon te Berisha, Luli nis Gazin. Luli shkon tek Taulanti, është bërë një llum aty. Sepse është gjynah për këtë popull që e trajtojnë kështu.
Dhe për këtë njerëzit më votojnë dhe më besojnë mua. Unë nuk bëjë pazare në emër të votuesve. Është turp. Unë e lidh politikën me karakterin. Sali Berisha ka 18 vjet që thotë po të njëjtën gjë. Ka blerë vota, ka bërë kështu ka bërë ashtu…
Para një viti unë isha lule që nuk luftova, sepse aq është Shkodëra dhe ne nuk kishim as komisionerë.
Berishës në momentin që i prek interesat, vetëm hedh baltë, hedh vrerë. Lul Brava është prurja e atij”- thotë Doshi.