21.5 C
Tirana
E hënë, 12 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Tom Doshi, surpriza e këtyre zgjedhjeve

    Partia Socialdemokrate e Tom Doshit rezulton deri më tani forcë e parë në tre këshilla bashkiakë, ndërsa pritet që të marrë edhe një të katërt.

    Në Vaun e Dejës, në Pukë dhe në Fushë Arrëz, partia e Doshit ka marrë më shumë vota se partitë e tjera.

    Por dhe në Shkodër, ka marrë disa mandate, duke kaluar PD zyrtare dhe duke konkurruar me koalicionin Berisha-Meta.

    Në Vaun e Dejës ka marrë 4082 vota duke i përkthyer në 10 mandate në Këshill. Në këtë bashki ndiqet nga koalicioni “BF” dhe Partia Socialiste që kanë marrë nga 7 mandate.

    Në Pukë, PSD-ja ka marrë 1024 vota duke i dhënë 4 mandate. Ajo ndiqet nga PS dhe Aleanca Arbnore Kombëtare që kanë marrë nga 2 mandate.

    Ndërsa në Fushë Arrëz, PSD-ja ka marrë më shumë vota se partitë e tjera, por mandatet i ndan njësoj me Partinë Agrare Ambientaliste. Partia e Doshit ka marrë 593 vota ndërsa PAA 586.Një avantazh i lehtë, por që i jep të dyja partive nga 3 mandate.

    PSD-ja ka shanset që të marrë edhe në një bashki tjetër ku nuk ka përfunduar numërimi. Bëhet fjalë për Malësinë e Madhe. Aty numëron 2176 vota të cilat përkthehen në 8 mandate.

    Në Malësinë e Madhe, PSD-ja ndiqet nga PS-ja. Megjithatë pritet fundi i numërimit për të mësuar saktësisht si do ndahen mandatet. Në Malësinë e Madhe kanë ngelur pa u numëruar 22 kuti.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit