Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Kuçova deklaratën e Tomorr Alizotit i cili tha “do t’ju hamë të gjallë.”
Rama tha se kjo deklaratë tregon se çfarë realisht përfaqëson Partia Demokratike ndërsa e quajti Alizotin një çyryk.
“Mua ai më kujton Ludovikun, një personazh të filmave shqiptarë. Të kujtohet, me xhaketë me kuadrata?
Edhe kështu i them unë atij Alizotit, edhe shikoj unë Ludovikun që bërtiste: ‘Do t’ju hamë të gjallë’. Tani, çfarë quhet ky? Ky quhet çyryk.
Ata thonë se janë njisha, po janë vërtet, por në atë sensin që po diskutojmë këtu. Njëri më jashtë loje se tjetri, njëri më i lodhur se tjetri”-tha Rama.