21.5 C
Tirana
E mërkurë, 30 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Tomor Alizoti: Rama do t’i hajë të gjallë këta njerëz, është më keq se Enver Hoxha

    Deputeti demokrat Tomor Alizoti, thotë se Edi Rama është më keq se Enver Hoxha.

    Ndërsa në fushatë thoshte se do hante të gjallë socialistët, tani thotë se këtë gjë po e bën Edi Rama me kryebashkiakët dhe administratën nëpër bashki.

    “Rama nuk është më surprizë dhe unë besoj që këto zgjedhje ishin vërtet një farsë. Ky Thethi që ndodhi dhe të tjerat që do ndodhin më vonë, janë një mesazh i drejtpërdrejtë për të gjithë shqiptarët.

    Sot Shqipëria është në fazën e diktaturës autoritare. Demokracia ka një tipologji që ka ndarjen e pushteteve. Nuk përfshihet kryeministri në bashkitë, në pushtetin vendor.

    Shija estetike, interesi financiar, epshi i kryeministrit që quhet Rama është detyrë për të gjithë. Pra, këtu shteti është bërë autoritar. Shteti është bërë autoritar. Dhe pse është autoritar?

    Një shtet autoritar ka disa tipare dhe tipari kryesor është: ndarja e pushteteve nuk ekziston më në Shqipëri. Ai shkon kudo dhe ka një gjë elementare që e ka edhe shteti autoritar dhe sistemi komunist që ishte komunizmi, që qeverisja ka një element bazik, që është frika.

    Rama shkon në të gjithë Shqipërinë dhe shantazhon, frikëson. Pra, frikëson të vetët, frikëson qytetarët, frikëson ata që bëjnë biznes. Ky pra është shteti autoritar.

    Ky po bën siç bëri babai i tij shpirtëror dhe praktik, Enver Hoxha. Kryetarët e bashkisë janë të gjithë ata që çuan administratën në këmbë për të marrë votat.

    Këta njerëz ky do t’i hajë, sepse kështu është sistemi. Ata që kanë zgjedhur diktaturat do ta rrisin diktaturën e tij dhe Rama do shkojë në rritjen progresive masive të diktaturës” – tha Alizoti.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit