Tomor Alizoti ka sfiduar kryeministrin Edi Rama, duke përdorur shprehjen e tij të famshme tashmë, se e ha të gjallë.
“Është fshehur edhe vetë duke bërë monolog me veten para pasqyrës se ka frikë të përballet.
Ja ku e ka Doktorin, kryetarin e partisë, le të dali në debat. Po deshi le të dalë me mua, se unë kam qejf ta ha të gjallë.
Megjithëse ai nuk hahet, atë mund ta hajë ky i Elbasanit, mister bifteku, po t’i hedhë pak kripën e Nustretit që ka ngrënë në Dubai.
Na ishte mërzitur edhe një nga intelektualët më të mëdhenj të përmasave botërore, Taulant Balla, ishte shqetësuar edhe ai për nivelin e bisedës.
E kuptoni sa qesharakë dhe njëkohësisht sa frikacakë janë. Sepse kanë një armatë si Kinostudio dikur, ne jemi bio, të djathë me shpirt, i duam përballjet.
Edhe ju që dilni merrni vota për çunin e Kristaqit, ai e ka në gjenetikë, e ka të trashëguar që i ha shokët e vet, do ju hajë edhe juve.
Ka edhe një lloj xhelozie ndërmjet dashurisë mes meje me Doktorin, që kam thënë hajde Doktor se të kanë frikë.
Doktor, të kanë frikë, doktor. Kështu që çuni i Kristaqit të mos bëjë monolog, po hajde përballu.
Mos u mbështet tek bandat, por tek njerëzit dhe ju qytetarë, dhe ju intelektualë duhet të shqetësoni për më shumë se gjysmën e shqiptarëve janë rrugëve”, tha ai.