16.5 C
Tirana
E premte, 14 Mars, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Topin e kam unë, penalltinë e gjuaj vetë…

    Kryesocialisti Edi Rama tha para publikimit të listës së kandidatëve për deputetë, se kushdo që ka një ose më shumë mandate në Kuvend, me përjashtim të drejtuesve politikë, do të jetë në listën e hapur të kandidatëve.

    Por, ky rregull është thyer nga Rama pesë herë.

    Në listën e mbyllur të Tiranës, ai ka kandiduar Lindita Nikollën, e cila ka më shumë se një mandat.

    Kujtojmë se ajo dha dorëheqjen si kryeparlamentare kohë më parë, “për arsye familjare”.

    Në listën e mbyllur të Tiranës, rregulli është thyer për Evis Kushin, e cila po ashtu ka më shumë se një mandat.

    Rregulli është thyer edhe në Durrës, jo për një, por për tre kandidate.

    Klodiana Spahiu, Milva Ekonomi dhe Aurora Mara, edhe pse kanë më shumë se një mandat deputeti, janë kandiduar në listën e mbyllur të Durrësit.

    Nuk dihet arsyeja se pse Rama e ka shkelur rregullin e vendosur vetë, në këto pesë raste, por ndoshta do ta shpjegojë vetë më vonë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit